Për kryetarin

Për kryetarin

Për kryetarin
декември 28, 2021

 

Të nderuar punëdhënës,

Republika e Maqedonisë është vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kjo paraqet një sfidë jo vetëm për strukturat shtetërore, por edhe për sipërmarrësit e Maqedonisë. Pikërisht sipërmarrësit janë ata që do të kenë ndikim në suksesin e procesit të anëtarësimit tonë në BE.

Në këtë kontekst një kapitull shumë i rëndësishëm në procesin e pranimit tonë është politika socio-ekonomike dhe infrastruktura, e cila në vendin tonë është vetëm në fazën e fillimit. Në bazë të direktivave në fushën e të drejtës së punës, janë bë ndryshime duke kërkuar krijimin e organizatave përfaqësuese të punëdhënësve dhe sindikatat të cilat do të jenë partnerë të barabartë të qeverisë në krijimin e politikës sociale dhe ekonomike.

Në këtë proces, Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë u vlerësua si organizatë përfaqësuese e vetme e punëdhënësve të sektorit privat dhe si e tillë është unike e cila ka legjitimitetin për të negociuar dhe për të arritur marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat dhe për të ndikuar në vendimet e qeverisë lidhur me politikën sociale (legjislacioni për marrëdhënie pune) dhe politikës ekonomike (ligjet në lidhje me të gjitha aktivitetet ekonomike).

Nga nëntori i vitit 2009 dispozitat e përgjithshme të marrëveshjes kolektive janë bërë të detyrueshme për sektorin privat. Prandaj çdo ndryshim dhe plotësim i Ligjit për marrëdhënie pune dhe të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, si dhe ligjeve nga sfera ekonomike duhet dhe mund të realizohen nëpërmjet strukturave dhe anëtarësimit në Organizatën e Punëdhënësve të Maqedonisë.
Misioni ynë themelor është që të përfaqësojë interesat e punëdhënësve, veçanërisht në partneritetin social dhe për të siguruar zhvillimin dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të punëdhënësve në biznes, prandaj jeni të mirëpritur për t’u anëtarësuar në OPM. Si anëtar të plotë do të ndihmoni forcimin e zërit të punëdhënësve në dialogun social dhe politikës ekonomike në Maqedoni.

Kryetar, Dimitar Stojanovski
Magjistër i shkencave të drejtësisë – Kryetar i ОРМ-së nga 2004

Drejtor i “Trikotazhit Pelister” – Manastir