декември 28, 2021
Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) përfaqëson më shumë se 15 sektorë, me rreth 70.000 të punësuar në 1012 ndërmarrje nga sektori privat në Republikën e Maqedonisë. OPM trajton tema në interes të punëdhënësve në lidhje me, arsimin, infrastrukturën, përgjegjësinë sociale, siguri dhe shëndet gjatë punës, legjislacionin për marrëdhënie pune dhe sigurim social, tatimet, investimet, politikat penale dhe kreditimi.
Në vitin 2010, në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune, Ministri për punë dhe politikë sociale, z. Xhelal Bajrami, me propozim të Komisionit për përcaktim dhe përfaqësim e vlerësoi Organizatën e punëdhënësve si:
- Organizatë e vetme përfaqësuese e punëdhënësve të sektorit privat e cila si e tillë e ka legjitimitetin për të negociuar dhe për të përfunduar marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat.
- Organizatë e vetme përfaqësuese e punëdhënësve nga sektori privat që mund të merr pjesë në organet trepalëshe për partneritetin social (punëdhënësit, sindikatat dhe qeveria – Këshilli Ekonomik- Social). Me këtë OPM ka ndikim si partner i barabartë në krijimin e politikave ekonomike dhe sociale në Maqedoni, d.m.th në lidhje me dispozitat dhe direktivat e BE-së në fushën e marrëdhënieve të punës, të mbrojtjes dhe të sigurisë në punë dhe ligje të tjera që ndikojnë në klimën dhe politikat e biznesit
- Në vitin 2005 në bazë të Ligjit ekzistues për marrëdhënie pune, OPM-ja është regjistruar në Regjistrin e shoqatave të punëdhënësve në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale